PD: Rama-Meta hakmerren ndaj pogradecarëve, mbajnë peng Bashkinë
Partia Demokratike ka denoncuar mos lejimin e nisjes së punës në Bashkinë e Pogradecit.Deputetja e kësaj partie, Albana Vokshi, në një deklaratë për shtyp nga selia blu bërë përgjegjës Kryeministrin Edi Rama dhe prefektin e Korçës për këtë situatë.Sipas saj, ata nuk kanë lejuar konstituimin e Këshillit Bashkiak të qytetit të Pogradecit.Albana Vokshi: “Përmes Peleshit dhe Prefektit të Korcës, Edi Rama po hakmerret ndaj pogradecarëve që nuk votuan për të dhe ortakun e tij Meta, duke mbajtur peng Bashkinë e re. Me pretekste banale sikur këshilltarët e majtë qenkan me pushime, janë mbyllur dyert e kësaj bashkie e cila prej 10 muajsh është pothuajse jo-funksionale. Kanë kaluar tashmë 27 ditë që Prefekti ka në tryezë vendimin përfundimtar të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve për këtë Bashki.”Deputetja shtoi se pengimi i konstituimit dhe fillimit të punës ishte hakmarrje e verbër e dyshes Rama-Meta dhe se PD do t’i drejtohej organeve të drejtësisë.Albana Vokshi: “Edi Rama po vërteton tezën e tij të fushatës zgjedhore se nëse shqiptarët nuk votonin kandidatët e tij ai do ti linte pa ujë e pa investime. Por në realitet, ai po shkon edhe më larg, duke i lënë qytetarët që nuk e kanë votuar atë, edhe pa Bashki”Në përgjigje të akuzave, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili dha këtë koment:Petrit Vasili: “Sinqerisht ju them pa asnjë lloj polemike, por as nervozizmi, nuk kam të mundur të interpretoj emocionalitetet e PD-së në atë këshill bashkiak për të arritur sa më parë të ndërtojë atë që ajo do të ndërtojë me insistim. Këshilli bashkiak është atje. Numrat janë atje, flasin vetë. Votimi brenda këshillit bashkiak i zgjidh problemet pa asnjë vështirësi. Nuk mendoj se ka vota jashtë këshillit që do të shkojnë të votojnë përveç anëtarëve të këshillit. Kështu që besoj se ta mbyllim këtë pyetje me këtë përgjigje. Besoj se më tepër se kaq do të mbivlerësonim një problem që është fiktiv”.