Shkon në 21 numri i viktimave nga tajfuni në Tajvan

21 vetë kanë humbur jetën në vazhdën e tajfunit Soudelor i cili përhapi shkatërrim në territorin e Kinës Juglindore dhe Tajvanit, kanë bërë me dije agjencitë të lajmeve të Azisë Lindore.Stuhia la pas 14 të vdekur në qytetet lindore të Kinës në Uenzhu dhe Lishui, ku shirat e rënda shkaktuan rrëshqitje dherash që pasuan me rrënimin e ndërtesave të shumta.Sipas agjencisë kineze së lajmeve Xinhua, në ngushticën në Tajvan ka shtatë persona të tjerë të zhdukur. Stuhia arriti përmasën e super tajfunit mbi oqean dhe erërat arritën një shpejtësi prej 290 kilometra në orë, por kur hyri në tokë, fuqia është zvogëluar duke u kthyer në një shi të rrëmbyeshëm tropikal.Stuhia nisi të godasë provincat jugore të Kinës të shtunën në mbrëmje. 185 mijë persona janë zhvendosur me urgjencë në vende më të larta. Më herët, tajfuni goditi ishullin e Tajvanit në veri të qytetit Hualien, ku vrau shtatë persona. Pesë të tjerë konsiderohen të zhdukur dhe 402 janë plagosur në këtë vend.Së paku, 11 800 persona janë evakuuar nga 17 distrikte dhe qytete në Tajvan që prej të enjtes. Autoritetet kanë vënë në dispozicion një personel ushtarak prej 35 mijë personash për të bërë evakuimin e banorëve të zonës.150809112216-02-typhoon-soudelor-0809-exlarge-169 150808203308-03-typhoon-soudelor-0808-exlarge-169 150808204126-04-typhoon-soudelor-0808-exlarge-169 150808204245-05-typhoon-soudelor-0808-exlarge-169 150808114432-02-typhoon-soudelor-0808-exlarge-169