Riatdhesimi nga Gjermania, brenda gushtit vijnë 5 avionë
Policia kufitare do të ndërmarrë verifikim të hollësishëm të të gjithë qytetarëve por dhe kompanive të transportit të udhëtarëveKa deklaruar Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionit Genc Merepeza teksa inspektoi paraditen e sotme Portin e Vlorës.“Deri tani janë kthyer 12 mijë azilkërkues. Pritet të vijnë dhe 5 avionë të tjerë me shtetas shqiptarë që riatdhesohen" tha Merepeza duke përsëritur thirrjen qytetarëve “të mos bien pre e mashtrimeve dhe premtimeve abuzive”.Gjithashtu Merepeza kujtoi shqiptarëve mundësinë e kthimit vullnetarisht pasi nuk do penalizohen. "Nëse kthehen me detyrim, do penalizohet 5 vjet ne zonën Shengen"Ai nënvizoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet policore gjermane për parandalimin e largimit të shqitarëve me qëllim azilin në Gjermani./Oranews.tv/