Arrestohen 3 persona me 5 kg drogë në afërsi të aeroportit "Nënë Tereza"

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, mes tyre një femër për shpërndarje të lëndëve narkotike.  Sipas policisë këtyre personave iu  sekuestrua 5 kilogramë e 80 gram lëndë narkotike në formë çokollate të ndarë në 5 pakoTre personat e arrestuar janë Oldian Proko 26 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, Fatos Velaj, 42 vjeç, lindur në Poliçan dhe banues në Tiranë. Si dhe të Vjosa Çaçi, 26 vjeç, lindur dhe banuese në Gjiokastër.Droga u gjet në një makinë tip Benz me targa AA 140 BZ në afërsi të aeroportit "Nënë Tereza."Ata u prangosën në momentin që po lëviznin me automjetin tip Mercedes Benz taksi me targa AA140 BZ.Pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet  gjet droga.Nga ana e policisë, u bë sekuestrimi i lëndës narkotike me peshë të përgjithshme 5 kg e 80 gram “Cannabis Sattiva” në formë çokollate të presuar, u sekuestrua gjithashtu automjeti me targe AA140 BZ dhe katër telefona celular.droga cokollate 11874513_10207526228052876_823677981_o/Oranews.tv/