Të shtëna me armë zjarri në Ferguson në 1-vjetorin e vrasjes së të riut afro-amerikan

Shënohen të shtëna në protestën që shënoi përvjetorin e parë të vrasjes së adoleshentit me ngjyrë Michael Brown në Ferguson të Misurit në SHBA.Kreu i policisë së St. Luis tha se një person u përfshi në një shkëmbim zjarri me agjentët e policisë, dhe më pas personi që qëlloi me armë ndaj dy makinave të policisë ka mbetur i plagosur rëndë.Aktualisht gjendja e të plagosurit është "kritike dhe e rëndë" dhe ai i është nënshtruar operacionit kirurgjik. Incidenti ndodhi teksa po mbahej protesta për të shënuar përvjetorin e vrasjes së adoleshentit të paarmatosur Majkëll Braun.Vrasja e 18-vjeçarit me ngjyrë nga polici i bardhë Darren Wilson një vit më parë i dha hov protestave në të gjithë Amerikën, të cilat u shoqëruan dhe me incidente të shumta.Të dielën, qindra persona mbajtën 4 minuta e gjysmë heshtje në vendin ku u vra Michael Brown, koha sa qëndroi dhe trupi i adoleshentit në rrugë para se të vinte ambulanca._84779562_5d7bb7e3-b8f2-47ce-8ef0-01ce59e37c59