Elbasan, arrestohen 4 persona iu sekuestruan drogë dhe armë

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke sekuestruar drogë dhe armë ndërsa në pranga ka vënë 4 persona.Në kuadër të operacionit “Xhyra 2” janë sekuestruar 50 kilogramë mariuanë, dy parcela me drogë, armë, fishekë, 1000 euro dhe 20.000 lekë që shërbenin për blerjen e droges, Një arme pistolete  MINI BLOW, një peshore elektronike  si  dhe   sende te ndryshme që u kanë sherbyer personave për kultivimin e bimeve narkotike,Një automjet foristrade e tipit Mitsubishi me targe AA 849 KI,8 aparate celulare te markave te ndryshme,50 karta telefonike te kompanive te ndryshme.Personat e arrestuar janë: Adriatik  Qoshku 33, Ergest  Çuni, 24, Shkelqim  Çepi 38 vjeç dhe Klodian  Çuka  29  vjeç. Arrestimi    i  tye  u  bë  pasi   në  vendin  e  quajtuar rruga e    fshatit  Babjes  Librazhd,,  këta  shtetas,  janë  kapur  në  flagrancë  nga  policia  ku    udhëtonin  me  automjetin fuoristradë e tipit Mitsubishi   me   targe  AA 849 KI,  në  drejtim  të  Tiranës.Asgjesohen edhe 222 rrenje kanabis në 2 parcelaGjithashtu,   gjatë  operacionit,  efektivat  e  policisë  Librazhd,  në  vendin e quajtur  “Shpella e Pisjasit” në malin   e fshatit Xhyrë Librazhd, kanë  azgjësuar  me  anë  të  djegies  2 parcela   me  222  bimë  narkotike.Nga  Informacionet  e  marra  në  rrugë  operative,  rezulton  se   autorë  të  kultivimit  të  bimëve  narkotike,   dyshohet  të  jenë  shtetasit  Shkëlqim   Çepi,    dhe  Klodian      Çuka,  të  cilët  janë  arrestuar  më  vonë    gjatë  operacionit  në  automjet   së  bashku   me  dy  shtetasit  e  tjerë.Po  vijon  puna  nga  ana  e  policisë,  për  zbardhjen  e  plotë  të  këtij  trafiku,  si  dhe  efektivat  e  policisë  Librazhd  po  vijojnë  Kontrollin  e  territorit  për  Evidentimin  dhe    asgjësimin  e  bimëve  Narkotike.xhyra 29 xhyra 28 xhyra 27 xhyra 26 xhyra 25 xhyra 24 xhyra 23 xhyra 21 xhyra 2