Banorët e Novoselës në protestë për shpërndarjen e fondeve për dëmshpërblim

Dhjetra familje në Novoselë protestuan para godinës së Komunës për ndarjen jo të drejtë të dëmshpërblimit për përmbytjet. Në shenjë proteste, banorët bllokuan për disa minuta edhe rrugën nacionale, ndërsa kërkuan të korrigjohen listat me emrat e familjeve që përfitojnë dëmshpërblim.Shtatë muaj pas përmbytjeve në zonën e jugut në Novoselë të Vlorës, banorët kanë dalë në protestë.Të revoltuar janë grumbulluar para godinës së Komunës, ndërsa akuzojnë vendorët për abuzime me shpërndarjen e fondeve të dëmshpërblimit nga përmbytjet e fillim vitit.Sipas tyre janë perjashtuar nga dëmshpërblimet edhe invalidët pavarësisht se u cilësuan prioritet.Banorët bllokuan për disa minuta edhe rrugën nacionale në Novoselë, ndërsa bënë thirrje që të vendoset drejtësi.[caption id="attachment_559322" align="alignnone" width="640"]novosele 4 Ne foto: Banoret duke protestuar[/caption][caption id="attachment_559323" align="alignnone" width="640"]novosele 3 Ne foto: Banoret duke protestuar[/caption][caption id="attachment_559324" align="alignnone" width="640"]novosele 2 Ne foto: Banoret duke protestuar[/caption][caption id="attachment_559325" align="alignnone" width="640"]novosele 1 Ne foto: Banoret duke protestuar[/caption]