KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve çertifikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore duke përmbyllur procesin zgjedhor të 21 qershoritVendimi u miratua me 7 vota pro. Kryetarja e KQZ e quajti " proces kompleks" zgjedhjet vendore të 2015 megjithatë "eci mire dhe ku u dëshmua profesionalizëm dhe përgjegjshmëri individuale dhe kolegjiale"Paraditen e sotme (7 gusht) në një deklaratë për shtyp zonja Lefterie Lleshi nënvizoi: "ndryshe nga zgjedhjet e kaluara funksionimi i plotë i trupës së KQZ-së kontribuoi në funksion të ngritjes së një infrastrukture zgjedhore korrekte, transparente dhe të besueshme nga të gjitha palët në proces""Zgjedhjet vendore u realizuan me hartën e re territoriale dhe me ndryshimet në Kodin Zgjedhor vetëm pak ditë përpara datës së zgjedhjeve, megjithatë KQZ arriti të krijonte infrastrukturën e nevojshme zgjedhore përgatitore dhe funksionale, për garantimin e integritetit të procesit të lirë, të ndershëm dhe të pavarur zgjedhor" tha ajo.Aktet normative u miratuan me konsensus- Lleshi: "Aktet me karakter normativ jo vetëm morën konsensusin e të gjithë Komisionerëve të KQZ-së, por edhe vlerësimin dhe dakordësinë e përfaqësuesve të partive politike në KQZ. Ndërkohë,numri i akteve nënligjore të cilat janë miratuar dhe votuar në raportin 4 me 3 të anëtarësisë së KQZ-së, zë një përqindje minimale (rreth 3, 4 %) e krahasuar kjo me zgjedhjet e mëparshme vendore, vendime të cilat Kolegji Zgjedhor kryesisht, ka lënë në fuqi vendimet e KQZ"Përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj i cilësoi zgjedhjet e 21 qershorit si më të mirat të zhvilluara ndonjëherë.Gjonçaj: “Rezultati i zgjedhjeve u përshëndet edhe nga ndërkombëtarët”.15 parti do përfitojnë fonde shtesë, 46 do i kthejnë mbrapsht-  KQZ po diskuton edhe fondet që shpërndahen dhe kthehen nga partitë politike.Sipas Komisionit të Zgjedhjeve, 15 parti politike do të përfitojnë fonde shtesë, ndërsa 46 duhet t’i kthejnë ato.KQZ ka lënë si afat të fundit për kthimin e fondeve nga partitë politike, datën 30 shtatorNdërkaq, u hodh edhe shorti për ekspertët kontabël, ku në short marrin pjesë 22 kandidatë21 qershori në shifra-KQZ regjistroi si subjekte zgjedhore 63 parti politike-Nga të cilat 9 parti politike konkuruan më vete jashtë 2 koalicioneve zgjedhore të regjistruara për këto zgjedhje.-Brenda një dite u konstituan 90 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor-Procesi i hapjes se votimit nuk u shoqërua me asnjë vendimmarrje të KQZ-së, për mungesë të materialeve zgjedhore-Votimi u zhvillua i qetë-Procesi i numërimit u bë brenda 4 ditëve-Në KQZ u paraqitën gjithsej 115 kërkesa ankimore nga këto 23 para zgjedhore dhe 92 kërkesa ankimore pas zgjedhore.-Kundër vendimeve të KQZ-së, janë bërë në Kolegjin Zgjedhor 20 ankime para zgjedhore dhe 20 ankime pas datës së zgjedhjeve.-Kolegji Zgjedhor ka pranuar 9 kërkesa ankimore dhe ka vendosur ndryshimin e vendimit të KQZ-së,-Ka rrëzuar 25 kërkesa ankimore dhe ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së, si dhe ka pushuar 6 ankime.Projektet e KQZ për 21 qershorin1-  Projekti i Kamerave në ambjentet ku përpunohet baza materiale logjistike2- Projekti i Hartave zgjedhore me informacione te ndryshme ne faqen e KQZ-se3-Informacioni online mbi regjistrimin e listave shumëemerore dhe kandidatëve për kryetar.4- Projekti pilot për dërgimin e informacionit të ditës së votimit nga QV-të direkt në KQZ.Luzi: "Raporti i OSBE/ ODHIR thelbësor për analizën e punës së KQZ-së" - "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke qenë i ndërgjegjshëm për sfidat që një proces zgjedhor mbart, në vazhdimësi do të vlerësojë e rivlerësojë me shumë seriozitet çdo moment të punës së Institucionit, bazuar kjo edhe në Raportin e OSBE/ODIHR.Raporti Përfundimtar i OSCE/ODIHR do të jetë pjesë thelbësore  e analizës së punës së KQZ, e cila padyshim do të vlerësojë nevojën për ndryshime dhe përmirësime, si të anës legjislative, kryesisht të Kodit Zgjedhor, ashtu edhe të anës organizative të vetë KQZ-së." /Oranews.tv/