Shpërthen bombola e gazit, 21 të plagosur tek “Don Bosko”

Tirana u trondit pasditen e së dielës, nga një shpërthim i fuqishëm në zonën e "Don Boskos".Një bombol gazi ka shpërthyer në ambientet e një dyqani ëmbëltoreje në katin e parë të një pallati në hyrje të zonës "Don Bosko". Ngjarja është regjistruar rreth ores 19:30 te pasdites së të dielës (9 gusht 2015) kur lokali dhe zona ishte mjaft e populluar.Raportohet për 21 persona të plagosur nga shpërthimi, mes të cilëve 4 në gjendje më të rëndë për shkak të djegies dhe plagëve që kanë në trup. Ndërkohë Kujtim Cani, 50 vjeç  i cili ka qenë klient i lokalit ndodhet në gjëndje të rëndë në reanimacion, konfirmon Dritan Çela mjeku kirurg në spitalin e Traumës.  Mes të plagosurve, gjëndja e të cilëve është më e rëndë se të tjerët janë pronari Abdulla Dervishi, bashkëshortja e tij Paqësie.17 të plagosur lënë Traumën- Pas shpërthimit të plagosurit u dërguan më urgjencë në Spitalin e Traumës dhe në repartin e Djegie Plastikës në QSUT. Ndërkohë burime nga spitali i Traumës konfirmuan mëngjesin e sotëm (10 gusht) se kanë lënë spitalin 17 persona.  Në spitalin e Traumës ndodhet i shtruar një person me goditje në kokë, dhe dy që kanë fraktura të rënda.Mjekët konfirmojnë  se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të gjithë po marrin trajtimin e nevojshëm.21 të plagosurit nga shpërthimi në “Don Bosko” janë:1.Fadil Tuzi 28 vjeç2.Edvin Lipo 30 vjeç3.Kujtim Cani 50 vjeç4. Xhemile Shani 62 vjeçe5.Edlira Shqima 20 vjeç6.Kristi Goreci 20 vjeç7.Krenar Bega 38 vjeç8. Olsi Beqiri 30 vjeç9.Hendrit Marku 27 vjeç10.Nebile Muhaedini 67 vjeç11.Kladjo Marashi 18 vjeç12.Enrik Hima 27 vjeç13.Sabri Baruni 60 vjeç14. Dhori Qirjo15.Mateo Zoto 30 vjeç16.Xheladbie Kulla 67 vjeç17.Alfred Shani 67 vjeç18. Evgjeni Bregu 48 vjeç19. Abdulla Dervishi (Pronari i ëmbëltores)20. Paqësie Dervishi (Bashkëshortja e Abdulla Dervishit)21. Jonida Dervishi (Vajza) Shkatërrohet ëmbëltorja- Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, duke bërë që të shkatërrojë gjithçka në ëmbëltore dhe të shkaktojë dëme në disa aktivitete pranë saj.Menjëherë pas shpërthimit në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, policia dhe autoambulanca.Plasja e bombolës dyshohet të ketë ndodhur për shkak të amortizimit të valvulës së sigurisë që ka shkaktuar rrjedhjen.(Ora 20:00 9 gusht 2015) Mjeku: 1 nga të plagosurit rëndë, të tjerët jashtë rrezikut për jetënMjeku i Spitalit Ushtarak, Dritan Çela, bën me dije se repartin e djegieve në këtë spital janë paraqitur 21 persona te plagosur si pasoje e shperthimit.Sipas tij një prej tyre, përkatësisht Kujtim Cani ndodhet në gjendje të rëndë ne reanimacion, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.Mjeku Dritan Çela:“Nga shpërthimi në “Don Bosko” kanë qenë në gjendje të rëndë 6 raste, prej të cilëve 1 e kemi në reanimacion, në ortopedi kemi shtruar 2 raste, një është në gjendje të mirë dhe është dërguar në shtëpi dhe një është shtruar në ortopedi jashtë rrezikut për jetën. Në plastikë kemi transferuar pasi i kemi trajtuar në urgjencën tonë me skaner dhe eko 5 raste, në okulistike kemi shtruar 1 rast por pa dëmtim të madh të syve, vetëm një cifël e vogël.Në ORL kemi patur 1 rast, në kirurgji 1 rast dhe në observim kemi disa raste që janë jashtë rrezikut për jetën.Më rëndë është ky me mbiemër Cani në reanimacion, por edhe ai për momentin nuk duket të jetë në gjendje të rëndë. Pra i vetmi person me dëmtime të mëdha është ky person. Ka dëmtime në kokë dhe pjesën e qafës.Në përgjithësi janë të stabilizuar të gjthë me përjashtim të këtij rasti që kemi në reanimacion.Nuk ka nevojë për transportim jashtë vendit asnjë rast.Kanë ardhur mjekët të gjithë nga shtëpia, ekipet e gatshme në kohë rekord kanë bërë të mundur trajtimin, përpunimin e plagëve, ekzaminimin me skaner, me eko dhe të gjithë janë të stabilizuar".Vizitohen nga ministri Beqaj- Të plagosurit janë vizituar në spital edhe nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka parë nga afër situatën e personave të shtruar.Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës.Forcat zjarrëfikëse kane bere shuarjen e zjarrit ne dyqan, ndersa nga ana e policise kane nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te ngjarjes se rende.Blutë bëjnë me dije kanë nisur hetimet për pronarin e dyqanit të bombolave Hamza Hyka.[caption id="attachment_559235" align="alignnone" width="640"]8 Ne foto: Te plagosurit pas shperthimit te bomboles[/caption][caption id="attachment_559234" align="alignnone" width="640"]3 Ne foto: Dyqani i embeltores ku ndodhi shperthimi i bomboles[/caption][caption id="attachment_559218" align="alignnone" width="640"]shperthimi5 Ne foto: Dyqani i embeltores i shkaterruar nga shperthimi i bomboles[/caption][caption id="attachment_559215" align="alignnone" width="640"]shperthimi8 Ne foto: Demet nga shperthimi i bomboles[/caption][caption id="attachment_559216" align="alignnone" width="640"]shperthimi7 Ne foto: Demet nga shperthimi i bomboles[/caption][caption id="attachment_559217" align="alignnone" width="640"]shperthimi6 Ne foto: Dyqani i embeltores i shkaterruar nga shperthimi i bomboles[/caption][caption id="attachment_559202" align="alignnone" width="640"]shperthimi3 Ne foto: Vendi ku ndodhi shperthimi[/caption][caption id="attachment_559203" align="alignnone" width="640"]shperthimi2 Ne foto: Vendi ku ndodhi shperthimi[/caption][caption id="attachment_559204" align="alignnone" width="640"]shperthimi 1 Ne foto: Vendi ku ndodhi shperthimi[/caption]