"Pastrimi i Tiranës”, pas paralajmërimit hiqen makinat pranë stadiumit “Dinamo”

“Parkimi i zënë me makina që shiten tek stadiumi “Dinamo” do lirohet. Ka kohë deri fundjavën tjetër.Makinat e përdorura të shkojnë ku të duan, të paguajnë taksë shitjeje. Ky është parkinmg për banorët e zonës së stadiumit “Dinamo” .Ky paralajmërim i kryebashkiakut Veliaj me 6 gusht 2015 ka mjaftuar që banorët të mos presin ndërhyrjen e policisë bashkiake por ti zhvendosin vetë automjetet.Tashmë parku në afërsi të stadiumit “Dinamo” i shndërruar prej kohësh në një treg makinash të përdorura është rikthyer në identitet, në një hapësirë në shërbim të qytetarëve të Tiranës.Pas aksionit të lirimit të vendeve të parkimit, Kryebashkiaku i ri i ka shtuar një tjetër nuancë Tiranës. Ngjyrën portokalli me të cilën janë lyer koshat e plehrave për të kultivuar kulturën e diferencimit të mbetjeve.Punonjësit e Bashkisë nuk kanë pushuar as ditën e dielë, duke u përqëndruar në pastrimin e mbeturinave nën urën e lumit Lana, rregullimin dhe pastrimin e skarpateve të saj, por edhe në rikonstruksionin e guralecëve të trotuareve në bulevardin “Dëshmorëte Kombit”.Operacioni sensibilizues për pastrimin e qytetit do të kulmojë në 4 shtator, ku aksionit pritet ti bashkohen edhe qytetarët e Tiranës.