Llixhat e Elbasanit, vijnë nga Kosova për t'u kuruar në banjot termale

Këtë sezon vërehet interes i veçantë i shtetasve kosovarë për ujërat termalë të llixhave të Elbasanit.Janë me dhjetra që shfrytëzojnë banjot termale për të kuruar reumatizmën, apo sëmundje të ndryshme.Llixhat kurative të Elbasanit këtë verë kanë pacientë specifikë, të ardhur kryesisht nga Kosova për t'u kuruar.Sipas tyre, përmirësimi i shëndetit pas shfrytëzimit të banjove termale, i ka bërë që të mos u ndahen llixhave.Qytetari nga Kosova: Kushtet e mira, ushqimi i mirë, pastërti. Po futemi në ujë nga tre herë.Qytetari nga Kosova:Me siguri nga Kosova nuk kanë dëgjuar për këtë banjo, për këtë ujë kaq shërues se me siguri do të vinë edhe më shumë.Qytetari nga Kosova: Unë vi prej dy vitesh radhazi, vjet edhe sivjet. Unë nuk di asnjë të keqe për këtë vend.Qytetari nga Kosova: Unë kam qenë edhe vjet, edhe sivjet. Edhe plakën e kam këtu, para se të vinte këtu ajo nuk dilte dot prej dhomës. Dhe prej një viti që vjen këtu ajo ecën normalisht dhe ngjitet në kat të dytë.Ujërat termale të llixhave të Elbasanit kurojnë reumatizmën, semundjet kardiovaskulare, si edhe janë një terapi e këshillueshme për çiftet që nuk mund të kenë fëmijë.Gjatë 2 muajve të fundit numërohen mbi 250 shtetas nga Kosova që kanë zgjedhur ujërat termalë për të kuruar shëndetin e tyre.