Dy persona hapin zjarr jashtë konsullatës amerikane në Stamboll

Një dallgë sulmesh të dhunshme kanë goditur Turqinë, me katër oficerë policie dhe një ushtar të vrarë në juglindje të vendit dhe me një shpërthim bombe në qytetin më të madh, Stamboll.Njëkohësisht, në një tjetër incident të shënuar po në Stamboll, dy agresorë hapën zjarr në afërsi të konsullatës amerikane në Stamboll, por në këtë rast nuk ka patur asnjë të vrarë apo të plagosur.  Ata që sulmuan konsullatën u larguan kur policia iu kundërpërgjigj me zjarr, por njëri prej tyre është arrestuar.Shpërthimi i bombës, nga ana tjetër, ndodhi në afërsi të një stacioni policie në lagjen Sulltanbejli, dhe policia turke bëri me dije se dy atentatorët, terroristë kurdë të PKKsë, tashmë janë vrarë. Katër agjentët e policisë u vranë në një shpërthim në një rrugë në provincën Sirnak, menjëherë më pas, militantë të armatosur hapën zjarr ndaj një helikopteri ushtarak, duke vrarë një ushtar.Qeveria dhe mediat turke kanë fajësuar terroristët e Partisë Punëtore të Kurdistanit, në një kohë që Ankaraja i ka shpallur luftë grupit militant gjatë javëve të fundit me të paktën 21 viktima në mesin e forcave të sigurisë turke dhe 50 në mesin e terroristëve kurdë.