"Pushtohet" Gjirokastra, të huajt interes të njohin arkitekturën dhe historinë

Ky sezon veror mund të cilëohet si një nga periudhat me vizitueshmërinë më të lartë në vitet e fundit të Gjirokastrës, ku numërohen rreth 10 mijë turistë që e kanë vizituar qytetin e gurtë prej muajit qershor. Arkitektura, trashëgimia kulturore, mikpritja, janë veçoritë që i kanë tërhequr të huajt drejt Gjirokastrës.Janë mbi 10 mijë turistë nga vende të ndryshe që e kanë përzgjedhur Gjirokastrën si destinacion turistik prej muajit qershorit.Kanë ardhur në qytet për tu njohur me arkitekturën, trashëgiminë kulturore, mikpritjen, por edhe me atë pjesë të historisë së regjimit komunist.Turistja: Këtu është shumë bukur, na pëlqen.Turisti: Jemi grup që këmi ardhur nga Norvegjia, duam të njohim arkitekturën, historinë e Gjirokastrës.Turistja: Stili i Gjirokastrës është unik. Kemi dëgjuar për historinë e saj, në kala jemi mahnitur.Kështjella e Argjiros mbetet më e vizituara në Gjirokastër, por interes të madh ka shfaqur Tuneli i Luftës së Ftohtë.Skerdi Thomai: Jemi duke u përpjekur që tuneli të jetë më i aksesueshëm nga turistët, duke shtuar sinjalistikë. Kemi shtuar oraret e funksionimit të Zyrës së Informimit Turistik.Për shkak të mungesës së sinjalistika orientuese turistike, vizitorët kanë hasur vështirësi në evidentimin e Monumenteve, banesave karakteristike dhe siteve arkeologjike.