Rreziku nga helmimet, AKU apel qytetarëve: Kujdes ku blini ushqimet

Edhe këtë vit, sezoni turistik në Shqipëri është shoqëruar me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike në disa zona, veçanërisht ato bregdetare, duke vënë ne rrezik edhe ruajtjen e produkteve ushqimore, të cilat në temperatura që kalojnë 40 gradë kanë rezistencë të ulët.Për këtë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përmes Ora News u ka bërë apel qytetarëve të kenë kujdes dhe ta gjejne vete zgjidhjen e tu qëndrojnë larg pikave të shitjes që vuajnë nga kufizimi i energjisë energjisë.Granit Sokolaj: Në disa zona turistike ak edhe mungesë të energjisë elektrike, sgurisht që edhepër këtë pjesë do tu bënim thirrje konsumatorëve që të mos blejnë në markete që nuk kanë energji. Rrisku sigurisht edhe këtu është i lartë, kur frigoriferët nuk kanë energji. Mesazhi për konsumatorët është që të jenë ata të kjdesshëm për veten, më pas dhe AKU.Nga 1 qershori e deri në fillim të gushtit, numri i bizneseve të kontrolluara nga AKU shkon në 1574 dhe vëmendja është përqëndruar tek tregëtimi i produkteve të mishit dhe bulmetit.Granit Sokolaj: Në vëmendje të veçantë kanë qenë operatorët e biznesit të ushqimit social, si bar-restorante, fast-foode, hoteleri dhe sigurisht edhe marketet. Zonat më të fokusuara janë ato turistike,pa lënë pas dore edhe tregjet ku rrisku është i lartë.Z. Sokolaj është ndalur edhe tek denoncimet e ditëve të fundit në portalet online, në lidhje me sëmundjen e bukës e njohur ndryshe si "Coli Bacil", që tregtohet lirshëm në tregun vendas.AKU qetëson konsumtarorët, duke deklaruar se nga inspektimet e kryera asnjë monstër nuk ka rezultuar me kete semundje.