Riaktivizohet zjarri në pyjet e Kaçinarit, vatër e re në masivet me pisha në Pukë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet e Kaçinarit në Mirditë. Për shkak të terrenit të vështirë është ndërhyrë me një helikopter të Emergjencave Civile për shuarjen e flakëve.Vatra e zjarri u aktivizua paraditen e së dielës, pasi ishte shuar dje nga reshjet e shiut.Ndërkohë një tjetër vatër zjarri u verifikua në fshatin Palucaj të Fushë Arrëzit, ku zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e flakëve dhe moslejimin e përhapjes së tij.Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre.Kanë qenë banorë të zonës ata që njoftuan policinë dhe zjarrfikësit, ndërkohë që flakët janë izoluar dhe situata po mbahet në monitorim, pasi ekziston frika e riaktivizimit të vatrës.Zjarri dyshohet në të dyja rastet të jetë i qëllimshëm. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë u dogjën mbi 10 ha sipërfaqe pisha në rrethin e Pukës, ku edhe këtu u desh ndërhyrja nga ajri për të izoluar zjarrin.Këtë periudhë ka pasur raste të shpeshta konstatimi zjarresh, shumë prej të cilave dyshohet të jenë vënë nga barinjtë me qëllim hapjen e kullotave të reja.