Tirana si ishte, skicimet e para nga austriakët në 1917 dhe planet çrregulluese

Tirana, kryeqyteti i Shqiperise ka kaluar ne disa etapa te rendesishme te zhvillimit te territorit duke filluar qe nga sikcimet e para te austriakeve ne vitin 1917 kur numeronte vetem 15 mije banore e per te mberritur deri sot kur strehon afro 1 milion banore ose thene ndryshe nje te treten e popullsise se vendit. Shekulli i XX vendosi gjurmet e Tiranes kryeqytet, kurse shekulli i XXI i shkaterroi ato.Kryeqyteti shqiptar Tirana është kthyer sot në metropolin më të madh të vendit që strehon thuajse një të tretën e popullsisë së vendit.Gjatë 25 viteve të fundit pas rënies së regjimit komunist ai ka njohur një zhvillim të vrullshëm në territor i cili në shumicën e rasteve pasqyron interesat private mbi ato publike duke e kthyer Tiranën sot në një trup të semurë, të cilit po i shpëtuam ndonjë pjesë tani do mundim të shpëtojmë pak memorie nga ky qytet.Përpjekjet për kthyer Tiranën në qendrën më të rëndësishme të urbanizuar të vendit nisin në periudhën e pushtimit austro-hungarez kur kemi dhe dokumentin e parë vizatimor në vitin 1917, me një sipërfaqe 305 ha me një popullsi prej 15 mijë banorësh.Plani i parë rregullues është ai i vitit 1923 realizuar nga austriakët. Ky është një plan i mirfilltë, synon të drejtojë rrugët dhe rrugicat, dhe qendra mbetet sërish pazari.Plani i dytë rregullues është ai i vitit 1926 kur konturohet për herë të parë qendra e qytetit dhe aksi i Bulevardit. Qendra administrative do të ndërtohej në jugperëndim të pazarit. Lana do të sistemohej dhe në sheshin Suljeman Pasha do të realizohej rrethor me rrugë radikale që dalin prej tij.Plani rregullues i vitit 1926 është më tepër rishikimi i planit rregullues të vitit 1923. Shteti i mbretit Zog i dha një rëndësi të madhe zhvillimit të qytetit sipas planeve rregulluese urbanisitike.Plani i parë rregullues i periudhës së mbretit Zog është ai i vitit 1928. Në këtë plan konturohet me saktësi aksi i bulevardit me qendrën administrative, nga pazari deri në skajin e kodrave në jug tek pallati mbretëror, në këtë plan është bërë dhe sistetmimi i Tiranës dhe parcelizimi me emra pronarësh në Tiranën e Re.Plani tjetër rregullues i kohës së Mbretit Zog ishte edhe ai i vitit 1929. Këtu konturohet gjithë aksi veri jug i bulervardit. Plani tjeter rregullues është ai vitit 1934 i cili detajon vetëm Tiranën e Re dhe mbështetet plotësisht mbi planin e vitit 1929.Plani rregullues i vitit 1940 ka ndryshime të mëdha, por plani më i plotë është ai i vitit 1942. Ai u realizua nga arkitekti Xherardo Bosio. Tirana zinte një sipërfaqeprej 500 ha dhe me një popullsi prej 35 mijë banorësh. Ai parashikonte detajet për zhvillimin e ardhshëm të qytetit, të sitemit të rrugëve, mori karakterisitikat e një qyteti park të gjelbëruar me ndërtime të ulëta, zgjidhi skemën e trafikut, transformoi Sheshin Skëndërbej, parashikohej teatri, posta, banka, zyra, bashkia etj.Më tej vijmë në planin rregullues të vitit 1957. Ky plan i dha qytetit një shtrirje në kufijtë e Unazës së sotme, parashikonte ndërtimin e 73.5 km rruge, sistemin radial të rrugëve me dy unaza, një të jashtme dhe një të brendshme.Plani rregullues i vitit 1990 e gjen Tiranën me një shtrirje në 1540 ha. Ai kishte si qëllim të shfrytëzonte rrejtin rrugor ekzistues dhe t'ja përshtaste atë nevojave në rritje të qytetarëve. Më 1957 qyteti u parashikua të shtrihej në kufijtë e unazës së sotme ndërsa në 1990 u tejkalua tre herë por rrjeti rrugor mbeti pas.Dhe Tirana e sotme është dëshmia më e mirë e asaj që ka ndodhur në këto 25 vite. Zhvillim i vrullshëm i pakontrolluar drejt shkatërrimit. Ndoshta kjo është beteja më e madhe që shteti ka humbur në këto 25 vjet, atë me territorin. Në Shqipëri u bënë shumë herë plane herë të mira dhe herë të këqija, por në fund ato mbetën në rafte.Një prej njohësve të mirë të urbanistikës, me funksione të larta drejtuese në bashki e në sektorë të zhvillimit urban në këto vite të vështira për frymëmarrjen e Tiranës, Artan Lame jep që në fillim një arsye të fortë të këtij dështimi.Artan Lame: Shteti ka qenë i paaftë të kontrollojë territorin. Ka sjellë dy Shqipëri, një Shqipëri reale e asaj çfarë ndodhte kudo dhe një Shqipëri irreale që ishte nëpër letra. Këto Shqipëri rrallë herë janë puqur me njëra tjetrën dhe kjo ka sjellë këtë situatë.Dhe duket se betejën më të madhe shteti e ka humbur në këto dhjetë vitet e fundit. Artan Lame: Dhe problemi tjetër që vjen dhe që rëndohet veçanërisht në 10 vjeçarin e fundit, me rritjen e interesave, me forcimin dhe krijimin e bizneseve tashmë të mëdha që mund edhe të lobojnë ndaj pushteteve, për fat të keq është shtuar edhe komponenti i inetresave tek zhvillimi. Nëse zhvillimi deri para 10 vjetësh ishte i pakontrolluar, kaotik, tani është i pakontrolluar por dhe i influencuar nga bizneset.Dhe për pasojë përballë pafuqisë së shtetit për të kontrolluar territorin sot ndërtimi i cili nga ana e tij nuk kontrolloi dot edhe ai veten, kemi mbërritur në një situatë kur ka nje stok prej mijëra apartamtesh të pashitura, duke sjellë një bllokim paraje dhe kapitali dhe një sektor në ndërtimi në krizë.Artan Lame: Ndërtimi dhe investimi i pakontrolluar vetëm në banim çon në kriza, të ngjashme me krizën imobiliare që ndodhi në SHBA. Shqipëria ka një stok shumë të madh banimesh e apartamentesh të pashitura, të cilat kanë ardhur nga ndërtimi i pakontrolluar. Çdo qytetar që ka një copë tokë, dëshiron të bëjë një pallat, dhe mendon që nga ai pallat do fitojë 1 milion euro. Në momentin që në 100 veta, këtë e mendon njëri, ky i bën 1 mln euro, por kur të 100 duan të bëjnë një pallat në tokën e tyre, do falimentojnë të gjithë.Sot kryetari i bashkisë së Tiranës ka pezulluar edhe për një vit tjetër ndërtimet pas vendimit të një viti më parë të qeverisë që e ndaloi këtë proces.Arsyeja përveç planit të ri rregullues sipas ndarjes së re territoriale lidhet edhe me mbajtjen nën kontroll të ndërtimit, dhe ndoshta ruajtjen e tij nga falimenti i plotë.Artan Lame: Ndërtimi i pafundëm na bën të harrojmë diçka tjetër, që do të thotë, sektori i ndërtimit është një sektor që ka limit, përtej të cilit bumi bie dhe krijohet stoku i tepërt. Dhe nëse shteti nuk ndërhyn duke thënë stop ndërtimeve sepse është një para e çuar dëm, ndodh kjo që po ndodh. Duket sikur nuk krijojnë dëm, dhe do kishim shumë firma të falimentuara nëse shteti nuk fillon t'i mbledhë taksat këtyre sepse është një pasuri që nuk taksohet sot.Historiku i planeve rregulluese të pas viteve '90, është i thjeshtë për t'u treguar, jo vetëm sepse ato nuk janë hartuar deri në vitin 2013 kur u bë një plan i plotë rregullues në kohën kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha, por edhe sepse në ato raste kur kishte përpjekje dominoi vetëm një interes.Artan Lame: Nga plani i fundit, i periudhës komuniste që ishte plani i '89, i cili u miratua në momentin kur po binte sistemi, deri sot, mbi 25 vjet, këto plane i lidh ky element. Sa më shumë afrohemi në kohë aq më pak humbet terren interesi publik, dhe aq më shumë fitojnë interesat private. Gjatë gjithë këtij itinerary, në të gjitha planet humbet ky element.Në vitet '93, '94, '95 thotë Artan Lame, u bënë plane të mira rregulluese të pjesshme por nuk u kontrolluan asnjëherë.Artan Lame: Ideja më e fortë, pozitive, në fushën e planifikimit, ka qenë e qeverisë Nano në vitin 2002 për bllokimin e qendrave të qyteteve në funksion të planifikimit të tyre. Të gjithë qytetet po ecnin shumë ngadalë me planifikimin. Nuk kishin resurse, nuk kishin mundësi, Shqipëria dilte nga '97, por të gjithë interesat po përqëndroheshin në qendra e qyteteve. T'i vëmë një kufi qendrave të qyteteve. Të mos lëmë ndërtim, të bëhet studim i mirë që të shpëtohet qendra e qytetit e pastaj të kalohet tek periferitë. Në rastin e Tiranës, studimi që u bë për qendrën, ai që quhet "plani francez" bënte bllokimin dhe sistemimin e qendrës së Tiranës. Për mua ishte jashtëzakonisht i mirë. Kishte problematikat e veta të padiskutueshme edhe ai studim, por të paktën për shkak të seriozitet që u bë ai plan, dhe për shkak të kohëzgjatjes së asaj administrate, e kam fjalën për administratën Rama, bëri edhe një të mirë tjetër, pak a shumë i fjeti interesat.Më pas vjen edhe një përpjekje për të hartuar një plan të përgjithshëm në vitin 2009, kur bashkia drejtohej nga Edi Rama.Artan Lame: Tirana në atë kohë filloi edhe planin rregullues të saj, që nuk e mbaroi dot.Çfarë ndodhi me planin rregullues të Tiranës pas ardhjes së demokratëve në qeverisje në vitin 2005.Dhe si u orientua qeveria e re, me planin francez:Artan Lame: Sa ishte në opozitë, Berisha thoshte plani është gjithë kulla, ne do e rrëzojmë, pastaj tha plani ka probleme por po të rregullohet, rregullohet, pastaj tha po të heqim ca kulla është në rregull, pastaj nuk hoqi asnjë kullë. Pra nga plani francez nuk u hoq asgjë nga ato që zoti Berisha i quante si interesa. Në momentin që bashkia me zotin Basha filloi të bënte një plan të ri, ngriu plani francez, bëri një plan të ri, për fat të keq Rama e la përgjys planin e përgjithshëm rregullues të qytetit dhe Basha tha po e filloj nga e para.Por mungesa e një plani të përgjithshem që shmang interesat private dhe ato publike në plan të parë, ka munguar.Tirana është zhvilluar me plane të pjesshme dhe dominanca të forta të klaneve qeveri-biznes, në këto 25 vite.Por si shihet plani i përgjithshëm i bashkisë që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2013?Artan Lame: Nga pikëpamja formale është në rregull, në letra është në rregull. Thesi është thes, brenda nuk është me flori, ky është problemi.Dhe për ta vërtetuar që është thes dhe që nuk ka flori në fushatën për zgjedhjet vendore në Tiranë erdhi paralajmërimi për zbrazjen e tij.Erion Veliaj: Dhe në momentin që Bashkia e kupton që aseti më i rëndësishëm janë njerëzit dhe jo pallatet atëherë edhe vendimet duhet të jenë të kësaj natyreDhe duket se ka shumë gjasa që ky premtim do mbahet, pasi edhe pezullimi i uljeve të ndërtimit si vendim erdhi me argumentin e hartimit të një plani në funksion të ndarjes së re administrative.Pra çfarë ka ndodhur, a quhet spekulim nëse themi se në Tiranë është ndërtuar pa një plan në këto 25 vite?Artan Lame: Ka një spekullim gjithmonë që nuk ka plan. Nuk ka centimetër të Rep. të Shqipërisë pa plan. Nuk ka centimetër. Aty ku nuk ka plane, është plani i vjetër. Nuk ka fshat pa plan, nuk ka qendër pa plan. Planet e kanë të qartë dispozitën ligjore. Deri kur miratohet një plan është në fuqi plani i vjetër. Nuk mund të spekullohet kjo gjë.Dhe meqe quhet spekulim të thuash që në Tiranë është ndërtuar pa një plan, atëherë besoj se nuk ka asnjë spekulim nëse themi që në Tiranë është ndërtuar keq dhe se në Tiranë nuk ka më qytet.Për këtë ka disa arsye të forta që sot nuk mund të fshihen më, madje që duhen thënë me zë të lartë.Artan Lame: Arsyet janë, niveli i përgjithshëm kulturor, dyndja e pakontrolluar, përballjet politike e majtë e djathtë, mungesa e vizionit të administrates, mungesa e nje shoqërie civile që do ta kanlizonte interesat e qytetarëve.E me gjithë këto mungesa sot të gjithë jemi dëshimtarë të asaj që ka shumë pjesë të Tiranës që i kemi humbur njëherë e përgjthmonë duke humbur bashkë me to edhe kujtimet.Artan Lame: Kujtimet janë kyçi i të dashurit të qytetit. Qytetin pa kujtime nuk e do askush. Secili kërkon të marrë diçka e të ikë.