ISIS hakeron faqen zyrtare të Akademisë së Gjuhës Italiane: Lufta sapo ka nisur
Një nga institucionet më të rëndësishme italiane në fushën gjuhësisë "Akademia della Crusca", e krijuar me 1570 në qytetin e Firences, e që bashkon studiues e ekspertët me të mirë të filologjisë e gjuhësisë italiane, është sulmuar së fundmi nga pirateria informatike e Shtetit Islamik.Per disa orë portali i kësaj Akademie është viktimë e një sulmi hacker që nxit propagandën terrorriste të Shtetit Islamik.Simbole të ISIS, video, tekste si "I love ISIS", imazhe fëmijësh të plagosur , kanë mbushur faqen zyrtare të Akademisë së Gjuhësisë Italiane.Video e shpërndarë nga hakeret islamikë është në gjuhën angleze e me nëntituj në gjuhën arabe."Kur Amerika, Irani, Sionistët, vrasin myslimanët në Irak, Palestinë, Afganistan e Vietnam askush nga mediat nuk ankohet. Por kur Shteti Islamik vjen e na ndihmon ju shfaqeni kundër nën aleanca. E ne ju kundërvihemi me sulme kamikaze"."Unë mbroj besimin tim fetar, vëllezërit e mi, motrat e mia”, thuhet në video."Qeveria juaj është qeveri terroriste, me mbështetjen e saj, me heshtjen e saj. Kjo luftë sapo ka nisur e do të jetë e jona nëse Zoti ma ndihmon."Kjo video mban titullin e shkruar në një sfond te zi "Are you human?",e shoqërohet me imazhe grash që qajnë e të mitur të plagosur .Ndërsa reperì Phenomen reciton tekstin e mësipërm.Nga ana tjetër administratori i portalit të kësaj Akademie ka kërkuar falje për këtë sulm pirateresk duke informuar se teknikët è informatikës po punojnë për daljen nga kjo situatë.
