Shqipëria turistike, jehona në media ndërkombëtare rrit numrin e vizitorëve
Numri i turistëve të cilët kanë vizituar këtë vit Shqipërinë është rritur me 25% krahasuar me një vit më parë. Per kete duket se nje ndikim kane patur edhe shkrimet në mediat prestigjoze botërore te cilat kanë shkruar për Shqipërine turistike dhe i kane ftuar lexuesit e tyre të mos humbasin këtë vend të paeksploruar.Shqipëria nuk është më një vend i panjohur për të huajt pasi për bregdetin dhe malet e saj flasin të gjitha mediat botërore, duke e cilësuar si një vend me plazhe të mrekullueshme, kulturë të pasur, thesare natyrore dhe njerëz miqësore, e mbi të gjitha çmime të lira".Pikërisht kështu e ka nisur artikullin e saj prestigjiozja gjermane "Bild".Alborent Rama:“ Në vetëm dy javët e fundit kemi shkrime nga prestigjiozja “The Telegraph” apo gjermania “Bild”, të cilat shkruajnë për një Shqipëri që duhet të njihet patjetër, duhet vizituar detyrimisht si një nga destinacionet më unike të kontinentit europian dhe është cilësuar botërisht si sekreti i fundit i pazbuluar i Europës. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë një revistë hungareze kishte Shqipërinë në coverin e saj dhe tregon edhe njëherë tjetër për një interes të vazhdueshëm të publikut europian për tu njohur me Shqipërinë."Falë artikujve në këto media prestigjoze, Shqipërinë këtë vit e kanë vizituar rreth 25% më shumë turistë krahasuar me një vit më parë.Alborent Rama: “Kemi një rritje të fluksit të ardhjes së turistëve në vendin tonë, sidomos nga tregu i Europës Perëndimore. Tek Shqipëria kanë gjetur një destinacion i cili sipas tyre dhe sipas shifrave konkrete rezulton të jetë një destinacioin relativisht i lirë ose jo i kushtueshëm dhe kjo ka sjellë edhe rritjen e ardhjes së tyre në vendin tonë. Nga pikëpamja turistike ka një potencial akoma të pashfrytëzuar të Shqipërisë”.Agjensia Kombëtare e Turizmit është instuticioni i cili nëpërmjet bashkëpunimeve me agjensitë e huaja fton në Shqipëri gazetarë të cilët vizitojnë ato pjesë të paeksploruara Shqipërisë.Ata njihen me vendin tonë dhe u kushtojnë bukurive të tij reportazhe televizive apo artikuj reviste ashtu siç është kjo revistë daneze.