Aksidentohet familja e turistëve polakë, përfundojnë në liqenin e Shkopetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2015, 16:49
Aksidentohet një familje turistësh polakë në fshatin Skuraj të Burrelit.Ngjarja është regjistruar në oren 15:30 të pasdites së sotme në aksin Burrel-Milot, ku mjeti veturë i markes "Fiat Punto" me targa polake SMI 14 N1 në të cilin udhëtonin çifti polak sëbashku me dy fëmijët e tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Shkopetit.Fatmirësisht nga aksidenti, turistët polakë kanë shpëtuar mrekullisht, ndersa jane evidentuar vetem deme materiale në mjet.Policia Rrugore ka kryer veprimet administrative, ku drejtuesen e automjetit A. G 37 vjeçe e ka ndërshkuar me masë administrative gjobë, për humbje kontrolli gjatë drejtimit automjetit.Automjeti u transportua me karrotrec drejt Qendres Betanja në fshatin Bilaj në Fush-Krujë.