Ndoc Fasllia: Do të mbështesim krijimin e fermave të mëdha

Pas disa vitesh në Shqipëri do të ketë një rritje të  ndjeshme të fermave të mëdha .Sipas zv.ministrit të Bujqësisë, Ndoc Fasllia, parashikohet që deri në vitin 2020, të ketë një reduktim të mëtejshëm të fermave të vogla. Numri dy i bujqësisë shpjegon se synohet që fermerët shqiptarë të merren edhe me agroturizëm apo industrinë përpunuese, duke sjellë në këtë mënyrë zhvillimin në zonat rurale.Ndërsa në lidhje me uljen e numrit të njësive ekonomike bujqësore sipas të dhënave të INSTAT, Fasllia shpjegon se janë dy arsye.Sipas zv.ministrit krijimi i fermave të mëdha do të mbështetet edhe me instrumentat e duhura financiare në aspektin e teknologjisë .