Lëkundje tërmeti në Tiranë, epiqendra në Kurbnesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2013, 08:25
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 08:21 minuta të mëngjesit të sotëm në Tiranë.Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka patur si epiqendër Kurbneshin dhe ka qenë me magnitudë 4.4 ballë i shkallës Rihter.Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km në veri të Kurbneshit ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.Sipas të dhënëave mësohet se epiqendra e tërmetit ka qënë 64 km larg kryeqytetit dhe33 km larg Peshkopisë ndërsa thellësia e tij ka qënë 2 km.Nuk ka njoftime për dëme materiale, apo njerëz të lënduar.