Berisha në Maminas, ironizon Ramën: Zoti e mbajtë drejtësinë larg politikës
Në mbështetje të objektit të tij të shpallur, gjithcka për punësimin, Kryeministri Berisha është ndalur në një tjetër sektor sot, atë të bimëve medicionale. Ndërsa inaguroi në Maminas një fabrikë për përpunimin e bimëve aromatike mjekësore, Berisha garantoi mbështetje të fuqishme për këtë sektor, si një tjetër burim i rëndësishëm për shtimin e vendeve të reja të punës. “Investimet dhe krijimi i vendeve të punës përbën për ne objektivin më madhor, Shqipëria ka potenciale të mëdha prodhimi dhe punësimi. Vetëm në këtë sektor, Shqipëria është e njohur pasi ka florën më të pasur. Nga 3200 specie të ndryshme, 340 janë aromatikë. Në këtë sektor funksionojnë disa kompani. Do të mbështesim fuqishëm këtë sektor. Sherbela mbulon mbi 60% të tregut amerikan. Do katërfishojmë sipërfaqen e sherbelës në jug dhe veri të vendit. Qeveria ka krijuar një kuadër ligjor shumë të përshtashëm për mbështetjen e tyre, do subvencionojë farat dhe fidanët, do të bëjmë gjithcka për mbrojtjen nga shkatërrimet natyrale të plantacioneve të tyre. Eksportet e tyre janë rreth 30 milionë dollarë, ato mund të rriten jo 10 por 20 herë. Krijimi i vendeve të punës dhe rritja e shpejtë ekonomike do të jenë objektivat kryesore të katër viteve që vinë. Kudo po investohet, vetëm në fushën e agrobiznesit kemi inaguaruar 4-5 fabrika ndër më modernet. Do bëjmë gjithcka për një klimë sa më të mirë për biznesin, ne hoqëm tatim fitimin. Do bëjmë gjithcka për të inkurajuar investimet”tha Kryeministri. Kreu i mazhorancës ironizoi dhe deklaratën e kreut të selisë rozë për krijimin e një dhome në Këshillin e Ministrave në vënd të gjykatës administrative, që sipas tij është në kundërshtim të plotë me rregullat. “Flet për taksat, të cilat absolutisht janë ulur. Ideja e taksës progresive është ideja e shkatërrimit të vendeve të puëns, dekurajimit të investimeve. A mund të imagjinoni ju një politikan që thotë se gjykata është kasaphane dhe do ta zëvendësojë me një dhomë në Këshillin e Ministrave. Kurrë mos e dhëntë zoti që politikanët të marrin në dorë drejtësinë, është në kundërshtim me të gjitha rregullat. Do ta lëmë në fantazinë e tij. Do vazhdojmë me investime të reja, do bëjmë gjithcka për të marrë statusin dhe hapjen e negociatave në BE, si një prespektivë e madhe për shqiptarët. Duke iu referuar 250 000 vendeve të reja të punës të premtuara nga maxhoranca për mandatin e tretë qeverisës, Berisha renditi dhe sektorët premtues, si energjia, turizmi, bizneset etj. Kryeministri gjithashtu premtoi vëmendje të vecantë ndaj të rinjve për punësim sa më të madh të tyre, si dhe kualifikim dhe formim të krahut të punës. “Me vendimin që morëm ne mund të jemi ndoshta ndër të paktat vende që kemi hequr cdo lloj takse mbi kapitalin. Po bëjmë gjithcka për punësimin, kemi hequr cdo detyrim fiscal për cdo të rinj të punësuar. Kemi një numër të madh të rinjsh dhe duhet të bëjmë gjithcka për sistemimin e tyre. U kemi premtuar shqiptarëve 250 000 vende pune të reja, një premtim shumë realist. Në katër vitet e shkuara në kulmin e krizës bizneset janë rritur me 30%. Gjatë katër viteve të ardhshme do bëjmë gjithcka për të rritur edhe me 30% bizneset. Premtojmë të rrisim 6 mln turistë për 4 vitet e ardhshme, do shtojmë vendet e punës . Janë me dhjetëra hidrocentrale për ndërtim, edhe këto burime për vende të reja pune, me të paktën 30 000 qytetarë. Nga 2007 deri sot kemi subvencionuar 42 000 familje fermere. Ne do dyfishojmë grantet kreditë për sektorin bujqësor të vendit, me të cilat do të krijohen sëpau 1300 vende pune të tjera. Do bëjmë gjithcka për kualifikimin dhe formimin e forcës së punës. Në katër vitet e ardhshme do përcaktojmë një kuadër shumë të favorshëm ligjor për formimin e punëtorëve. Bizneset ne kulmin e krizës u rriten me 30%, eksportet u dyfishuan. Ne kemi një Shqipëri reale me sukseset dhe problemet e saj, por një Shqipëri që zhvillohet jo gënjeshtër”theksoi Berisha.