Gjenden në Sharrë mbetje kockore, rriten shpresat për gjetjen e trupit të Julian Çelës

Forcat e ushtrisë, të cilat kanë nisur sërish kerkimet që orët e para të mëngjesit në landfillin e Sharrës për të gjetur trupin e 11-vjecarit Julian Çela, kanë nxjerrë nga plehrat një batanije të kuqërremtë, duke rritur shpresat për gjetjen e trupit të të miturit, pasi në dëshminë e tij pedofili Ardian Prrenjasi ka deklaruar se e ka mbështjellë fëmijën pasi e ka vrarë me një batanije te kuqe.Por jo vetëm kaq, ekspertë të kriminalistikës, të cilët do të ekzaminojnë  batanijen, kanë gjetur edhe një kockë, por asgjë nuk është e sigurt që ajo mund t`i përkasë trupit të Julianit, pasi sipas burimeve mësohet se ekziston mundësia që kocka e gjetur të jetë e ndonjë kafshe.Për këtë arsye kocka së bashku me batanijen janë dërguar në laboratorin e kriminalistike  për të bërë të mundur ekzaminimin e tyre.  Pas këtyre gjetjeve, në landfillin e Sharrës, kanë mbërritur ekspertë të mjekësisë ligjore si dhe drejtues të lartë të policisë së shtetit, si zv.drejtori i policisë Agron Kuliçaj si dhe drejtori i hetimit për krimet e rënda Tonin Vocaj.Ndërkohë që familjarët e Julian Çelës, janë cdo ditë në ladfillin e Sharrës me shpresë për gjetjen e trupit të të miturit. Por kërkimet janë ndërprerë për të rinisur sërish pasdite, ndërsa priten edhe rezultatet nga ekzaminimi i batanijes apo edhe i kockës së gjetur.