Nigeria do të shkatërrojë Book Haram, grupi masakron mbi 20 vetë në Kamerun

Qeveria nigeriane është akuzuar sistematikisht për dështim në lidhje me grupin ektremist Book Haram pavarësisht se kush qëndron në pushtet.Mëgjithtë presidenti Muhammadu Buhari, ardhur në pushtet pas Goodluck Jonatan, gjatë një takimi në dhomën amerikane të tregtisë  ka deklaruar se është makismalisht i angazhuar në luftën ndaj militantëve të grupit dhe gjithashtu është i gatshëm për të vendosur stabilitet në vend.Ai ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e tyre financiar prej 5 milionë dollarësh në fushatën kundër terrorizmit.Gjithashtu edhe presidenti amerikan Barak Obama i ka ofruar mbështetje të plotë presidentit të ri të Nigerisë për axhendën e tij të qartë për të luftuar militantët. Gjithsesi grupi i konsidruar më mizor pas shtetit silamik, vijon ekzekutimin e qindra personave në mbështetje të kauzës së tyre të kalifatit.Objektivi i tyre i fundit pas dominimit të zonave malore të Nigerisë është Kameruni.  Masakra e fundit ishte vrasja e mbi 20 personave në veri të Kamerunit, në përpjekje për të zgjeruar hartën e tyre.Kjo nuk është përpjekja e parë e tyre, pasi tentativat për të pushtuar Kamerunin shpesh kanë hasur në rezistencë të banorëvë lokalë. Kameruni është pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër shtetit islamik dhe gurpeve të tjera terroriste./oranews.tv/