Merren peng katër italianë në Libi
Katër italianë, punëtorë të një kompanie ndërtimi, janë rrëmbyer në Libi. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Jashtme italiane, teksa ende nuk dihet cili nga grupet ektremiste fshihet pas ngjarjes.Vetë autoritetet libiane nuk kanë dhënë emra, edhe pse niveli i sigurisë në Libi është tejet i brishtë me 2 qeveri paralele dhe rritje të vatrave ektremiste si pasojë e destabilietit politik.Al Jazeera ndërkaq ka hedhur idenë se rrëmbimi mund të jetë kryer nga militant të lidhur me policitë fisnore. Më 15 shkurt, ditën kur u mbyll ambasada italiane në Libi, minsitria e Jashtme njoftoi të gjithë shtetasit italianë të largohen nga Libia për shkak të situatës së vështirë në vend.Të katër italainët kishin hyrë nga Tunizia në Libi dhe në momentin e rrëmbimit ata kanë qenë në zonën Melitah.Minsitri i Jashtëm, Paolo Gentiloni tha se autoritet italiane po punojnë ngushtë me shërbimet inteligjente për të marrë më shumë infomacion mbi këtë ngjarje të cilën ai e cilësoi të rëndë dhe të vështirë për të marë zgjidhje.Ndërkohë koleget e të rrëmbyerve në firmen e ndërtimit kanë bërë thirrje lironi shokët tanë.
/oranews.tv/