Ish-Presidenti George H.W. Bush në “gjendje të rëndë”

Ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush i vjetri, ka ndrydhur qafën pasi është rrëzuar teksa po lëvizte brenda shtëpisë së tij, por mjekët thanë se është në gjëndje të qëndrueshme pas ekzaminimeve të para.91-vjeçari, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, pritet të mos qëndrojë shumë gjatë në qendrën spitalore të Portlandit, pranë vendbanimit të tij, pasi ai nuk i kishte humbur ndjenjat. Në dhjetor, ai u shtrua për një javë në spital pasi kishte vështirësi në frymëmarrje, por më pas e rimori veten.Më i madhi i dinastisë Bush, gjithashtu republikan si dy djemtë e tij, ka shërbyer edhe si zëvendës president gjatë tetë viteve të Ronald Reganit në Shtëpinë e Bardhë para se të bëhej vetë president në vitin 1989.Nën drejtimin e tij katërvjeçar, Shtete e Bashkuara udhëhoqën koalicionin që mposhti Sadam Huseinin pas pushitimit të Kuvajtit, por në zgjedhjet e vitit 1992 ai humbi përballë demokratit Bill Klinton. Më parë ai ka shërbyer si kongresmen, ambassador i Shteteve të Bashkuara, i dërguar me punë në Kinë dhe drejtor i CIA-s.Si ish-pilot i marinës amerikane gjatë Luftës II Botërore, ai festoi 90-vjetorin më 12 qershor 2014 duke u hedhur me parashutë, por së fundmi ka humbur lëvizshmërinë e këmbëve pasi vuan nga Parkinsoni./oranews.tv/