Festimet e Bajramit, besimtarët drekojnë në shtepi më pas nisin vizitat
Dera e shtëpisë e çdo besimtari mysliman është e hapur në këtë feste Bajrami.Në familjen shkodrane Bilani janë mbledhur të gjithë anëtarët e familjes në pritje të drekës festive. Amvisat kanë përgatitur gjithaçka u duhet për një tryezë me gatime tradicionale. Puna e tyre ka nisur herët në mëngjes.Nëna e 4 fëmijëve Arjola gjatë kohës së agjërimit ka organizuar edhe programe festive në shtëpi për ti mësuar vajzave më shume rreth muajit e Ramazanit.Haxhi Buran Bilani agjëron prej shume vitesh, madje edhe në kohen e komunizmit kur besimi ishte i ndaluar.Por çfarë është dita e Bajramit për besimtarët që me shume përkushtim dhe dashuri agjëruan 30 ditët e Ramazanit?Tek fëmijët, agjërimi është dëshirë dhe kureshtje në të njëtën kohë.Pas drekës në familje, besimtarët kryejne vizita te miqte dhe te afermit për të përcjell urimet në këtë ditë të shenjtë.