Mbërrin i nxehti afrikan, Në fundjavë temperatura deri në 40 gradë

I nxehti afrikan ka mbërritur në vendin tonë me teperatura që pritet të shkojnë deri në 40 gradë në fundjavë.Në Tiranë termometri ka shënuar 38 gradë.Për të shmangur ekspozimin në temperaturat e larta qytetarët kanë zgjdhur të vetmen zonë të gjelbëruar, atë të parkut kombetare në linqenin artificial.Të dielën termometri do të shënojë deri në 38 gradë dhe i gjithë Ballkani do të përfshihet  nga masa të nxehta afrikane.Parashikohet që në në vendet malore temperatura të arrijë në vlerat 35 gradë Celcius.Në vendet e ulëta dhe bregdetare, ditën e diel i nxehti parashikohet të kapë vlerat 39 e 40 gradë Celcius.Nga vala e të nxhetit do te jenë më të prekura qytetet: Shkodra, Lezha, Tirana, Gjirokastra dhe Berati.Moti i nxehtë do të shoqërojë edhe javën në vazhdim. Gjatë këtyre ditëve  këshillohet konsumimi i sasave të mëdha të lengjeve  dhe evitimi i daljeve në orët e pikut, ku temperaturat janë shumë të larta.35/Oranews.tv/