Merkel me Vuçiç: Beogradi gatishmëri për kompromis me Prishtinën

Pas vizitës 4 orëshe në Shqipëri, kancelarja Angela Merkel në udhëtoi  për në Beograd ku aty u prit nga kryeministri Aleksandër Vuçiç.Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel është shprehur se Beogradi është treguar i gatshëm që të bëjë kompromise me Prishtinën.“Unë dua të falënderoj Kryeministrin e Serbisë, i cila ka nisur një numër të madh të iniciativash dhe për të inkurajuar stabilitetin në rajon. Në bisedimet me Prishtinën, Beogradi kishte demonstruar një gatishmëri për kompromis, dhe kjo do të merret parasysh për hapjen e procesit të anëtarësimit”, tha Merkel.Merkel ka thënë se vendi i saj i mbështet reformat në Serbi, e cila ka treguar rezultatet e para pozitive.Kancelarja gjermane e ka falenderuar Vuçiçin për nismat që ka marrë për pajtimin në rajon, si dhe për gatishmërinë për të arritur kompromisin me Prishtinën.