Gjykata e Napolit dënon me 3 vjet burg Berluskonin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2015, 22:26
Ish-kryeministri italiane, Silvio Berlusconi është dënuar nga Gjykata e Napolit me tre vjet burg për korrupsion në procesin ku akuzohej për blerjen e një senatori.Sipas Prokurorisë janë paguar 3 milionë euro midis viteve 2006 dhe 2008 për të dobësuar apo edhe për të rrëzuar qeverinë e kryesuar nga Romano Prodi.Bashkë me ish-kavalierin u akuzua edhe Valter Lavitola që do të shërbente si ndërmjetës për pagesën e shumës. Prokuroria kërkoi një dënim prej pesë vjetësh burg për Berlusconin dhe katër vjet e katër muaj për Valter Lavitolan.Avokatët e mbrojtjes theksuan pas procesit se akuza nuk kishte pasur ndonjë dëshmi për të provuar ekzistencën e një marrëveshjeje të paligjshme. Ata paralajmëruan se do ta apelojnë vendimin.