Ndërpriten kërkimet në Sharrë për 11-vjeçarin, familjarët të zhgënjyer
Për shkak të motit të keq dhe mungesës së mjeteve të specializuara, kërkimet për trupin e Julian Çelës në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë janë ndërprerë.Përgjatë gjithë ditës së Martë nuk është kryer asnjë kërkim, përveç ardhjes së disa ekspertëve me një furgon të policisë. Familjarët e 11 vjeçarit vazhdojnë të jenë të irrituar me faktin se ende nuk ka një plan kërkimi nga autoritetet, ndërkohë që vazhdojnë të kenë dyshimet e tyre për dëshminë e Ardian Prrenjasit.Prokuroria dhe Policia e Tiranës vazhdojnë ti qëndrojnë fort pistës së vrasjes së vogëlushit nga monstra 45 vjeçar. Ndërkohë mjekësia ligjore ka përfunduar raportin për ekzaminimin e trupit të 10 vjeçarit të gjetur në shtëpinë e pedofilit pas 20 orësh rrëmbim, raport i cili tashmë është në dispozicion të hetimeve që po kryehen nga Prokuroria e Tiranës.Ndërsa një hetim ka nisur edhe Prokuroia e Elbasanit për të verifikuar të gjitha dosjet për pedofili që nga viti 1998 dhe për të parë nëse ka patur denoncime për monstrën e Laprakës.