Elbasan, kapen rreth 8 kg heroinë dhe përzierës, në pranga trafikanti

Policia e Elbasanit ka sekuestruar rreth 8 kg heroinë dhe përzierës ndërsa ka arrestuar edhe një prej trafikantëve të drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se përmes përdorimit të metodave speciale të përgjimit është arrestuar shtetasi Abdyl Musagaj i cili në bashkëpunim edhe me persona të tjerë merreshin me trafikun e drogës.Sipas policisë, priten edhe arrestime të tjera pasi po punohet edhe për zbulimin e anëtarëve të tjerë të trafikut të drogës.Uniformat blu të Elbasanit theksojnë se dyshohet se trafikimi i drogës bëhej me shtetin fqinj të Maqedonisë.