Gjykata lë në burg Ardian Prrenjasin, nisin kërkimet në Sharrë
Në një kohë kur e gjithë shoqëria i ka sytë tek ngjarja e rëndë, i vetmi që duket më pak i shqetësuari për atë që ka ndodhur është ai që provokoi këtë tragjedi mbarë njerëzore. Ardian Prrenjasi është shfaqur në gjykatë me të njëjtën pamje të qetë që prej dy ditësh vërdallos një shtet të tërë që dëshpërimisht po kërkon trupin e viktimës 11-vjeçar.Edhe pse seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, është mësuar se Prrenjasi nuk ka thënë asnjë fjalë përveç gjeneraliteteve që i janë kërkuar për konfirmim nga trupi gjykues. Ai ka pranuar gjithçka që ka thënë në polici për rastin e rrëmbimit dhe dhunimit të 10-vjeçarit me inicialet A.C ndërsa çështja e Julian Çelës do të jetë objekt i një tjetër seance në pritje të gjetjes së trupit.Nën masa të larta sigurie monstra është sjellë në gjykatë rreth orë 10:30,ku është përballur më togat e zeza për akuzës e kryerjeve të marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me dhunë ndaj të miturve. Gjykatës i janë dashur vetëm 30 minuta për të lënë në burg 45-vjeçarin monstër, pasi akuzat dhe faktet e sjella nga prokuroria ishin të pakundërshtueshme.Ardian Prrenjasi thjesht ka pranuar faktet se ka rrëmbyer e më pas ka abuzuar me 10-vjeçarin A.C. Ndërkohë avokatja mbrojtëse e monstrës së Laprakës pas seancës pohoi se ai në sallë nuk ka ndryshuar dëshminë e tij.Ndërsa për vrasjen e Julian Çelës prokuroria ende nuk ka një akuzë për monstrën pasi është një çështje në hetim e sipër. Policia dhe prokuroria vazhdojnë kërkimet në landfillin e Sharrës dhe shtëpinë në Laprakë për të lidhur pedofilin vrasës më zhdukjen e Julianit.Nisin kërkimet në Sharrë për gjetjen e JulianitPas njohjes me masën e arrestit në gjykatën e Tiranës Ardian Prrenjasi është dërguar përsëri në Sharrë për të rindërtuar edhe një herë skenën e krimit.Përpara se të nisnin gërmimet grupi hetimor ka kërkuar monstrën në landfill për të përcaktuar saktë vendin se ku ka hedhur trupin e Julian Çelës.Ndërkohë menjëherë pas kësaj një grup hetimor i përbërë nga 4 ekspertë kanë nisur gërmimet në zonën e përcaktuar si vendi ku Prrenjasi pretendon se ka hedhur trupin e 11-vjeçarit.Ditën e sotme është angazhaur edhe një fadromë e cila ka filluar gërmimet, ndërsa pritet që forcat xheniere të ministrisë së mbrojtjes të angazhohet në këtë operacion. Por edhe përdorimi i këtyre mjeteve nuk jep siguri nëse trupi do të gjendet, duke patur parasysh kohën që ka kaluar dhe ndryshimin e shpeshte të vendndodhjes që bën Prrenjasi.Mësohet se gjatë ditës së sotme pedofili 45-vjeçar ka ndryshuar vendndodhjen se ku ka hedhur trupin, duke treguar një vend tjetër nga ai që policia piketoi ditën e martë.Ndërkohë që landfilli i Sharrës vazhdon të jetë një nga vendet më të survejuara në Tiranës dukë qënë se forca të shumta policie e ruajnë. Mësohet gjithashtu se policia dhe punonjësit e landfillit do të nisin krehjen e zonës ku monstra i Laprakës thotë se ka hedhur trupin.Por kur kanë kaluar tre ditë ka dëshmia e Ardian Prrenjasit ende nuk ka filluar një aksion masiv për kërkimet për trupin e vogëlushit, ndërkohë që familjarët vazhdojnë qëndrimin e tyre në Sharrë me shpresën se trupi do të gjendet.Ndërkohë familjarët e Julianit janë shprehur dje të zhgënjyer me kërkimet që janë bërë për gjetjen e trupit të tij.Të pranishëm, ditën e djeshme në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë ata kanë hedhur dyshime se trupi i Julianit nuk është hedhur nga pedofili në Sharrë.Gruaja e pedofilit: Të varet në mes të TiranësZërit të familjarëve të pedofilit Ardian Prrenjasi që ky i fundit të vritet pas krimeve që ka bërë i është bashkuar edhe gruaja e tij, Valbona Paci.Edhe pse jo zyrtarisht e martuar me Ardian Prrenjasin ajo ka bashkëjetuar me të për afro 2 vjet, por nuk ka ditur asgjë se kush fshihej në të vërtetë pas pamjes së burrit të saj.24-vjeçarja nga Dibra ka pohuar se është e tronditur shumë nga kjo ngjarje dhe ka theksuar se Ardian Prrenjasi duhet të varet në litar.“I dënoj krimet që ka kryer dhe ai duhet të varet në mes të Tiranës” është shprehur Valbona.Ajo ka rrëfyer detajet e jetës që bënte me Ardianin duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë probleme me të.“Jam martuar me Ardian Përrenjasin prej dy vitesh, kurrë nuk kemi patur probleme. Gjatë bashkëjetesës me të nuk kam vënë re asnjë problem por kohët e fundit ai më sillte shpesh në familjen time në Peshkopi” është shprehur Valbona.Ardian Prrenjasi u arrestua nga policia ditën e djelë ndërsa po tentonte të vriste 10-vjeçarin me inicialet A.C, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka vrarë 11-vjeçarin Julian Çelën i cili rezultonte i zhdukur që nga data 30 nëntor i vitit të kaluar.Pas përdhunimit të një të mituri, por edhe vrasjes së të miturit tjetër Julian Çela, në Laprakë nga i dyshuari kryesor Ardian Prrenjasi, Prokuroria ka dyshime të forta se maniaku pedofil ka abuzuar seksualisht edhe me fëmijë të tjerë.