Rama mbledh opozitën e bashkuar: Milo: pjesëmarrja në qeverisje në bazën e vlerave të çdo partie

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur në tryezë krerët e 31 partive opozitare, para të cilëve ka paraqitur një projekt për platformën e bashkëpunimit elektoral dhe postzgjedhor, e cila pritet të nënshkruhet me secilën forcë poltike në ditët në vijim.Pas takimit, kreu i PDS-së Paskal Milo tha se platforma përcakton se pjesëmarrja në qeverisjen e vendit pas 23 Qershorit, do të vendoset mbi bazën e vlerave dhe peshës së çdo partie që është në koalicion.Milo mohoi që në këtë takim partitë të kenë shprehur pretendimet për përfshirjen në listat e Partisë Socialiste për deputet të kryetarëve të focave politike në koalicion, apo disktum për ftesë konkrete për partitë LSI, FRD dhe AK.Ndërsa kreu i PSV 91, Petro Koçi i pyetur për mungesën e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule në mbledhje, tha se për të ka vend në PS, edhe nëse koalicionit i shtohet  AK.Me synim fitoren e së matjës në  zgjedhjet e 23 Qershorit, opozita lë të hapur mundësinë për përfshirjen në të ardhmen të partive të  tjera në aleancë.Në këtë takim të tryezës së opozitës së bashkuar ra në sy edhe mungesa e koordinatorit të opozitës së bashkuar, Preç  Zogaj.