Gëzim Myshketa së shpejti sjell Ali Pashë Tepelenën 50 vjeçar në TOB
Një Ali Pashë Tepelenë, në moshën 50 vjeçare.Në këtë mënyrë e sjell zëri brilant i baritonit të njohur shqiptar, Gëzim Myshketa, forcën autoritare të Ali Pashë Tepelenës. Me një look të ri, me ndryshime të botës shpirtërore, ndryshe nga ajo çfarë kemi krijuar ne në mëndje, do të shfaqet për herë të parë në premierën botërore të operas, kushtuar Ali Pashës nga kompozitori gjerman, Albert Lortzing.Aksioni që ndodh në skenë është mjaft i qartë. Ai vendoset brenda 24 orëve, ka personazhe shumë karakteristike, ushtarët francezë, grupi turk i oborrit të Pashait, kori i grave të haremit.Vepra me një akt, është në gjuhën gjermane dhe e ndarë në tre skena, ku në çdo skenë, recitohet dhe pastaj këndohet. Ajo do të ketë premierën botërore me 23 Mars në Teatrin e Operës dhe Baletit.