Berisha: Gjithçka për rritjen e punësimit

Qeveria shqiptare ndërmerr një nismë për t`i njohur të rinjtë me tregun e punës dhe ta vlerësojnë atë në përputhje me ambiciet e tyre.Kryeministri Berisha është shprehur në mbledhjen e qeverisë se do të bëhet gjithçka për të krijuar mundësi të mëdha për punësimin e të rinjve dhe për rritjen e cilësisë në shkolla."Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë punë për të bërë por gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm do të zbatohen masa të tjera të rëndësishme edhe në kohët në vazhdim. Do të vendosim një seri mekanizmash që garantojnë  punësimin e të rinjve në nivele të barabarta pasi nëse nuk bëhet një kujdesje e veçantë atëherë shkalla e papunësisë të të rinjve do të rritet” tha Berisha.Gjithashtu kryeministri Berisha premtoi rritje të punësimit në turizëm, bujqësi, biznese dhe në ndërtimin e HEC-eve.“Në çdo sektor do ketë rritje të kalkuluar të punësimit, nuk them se do punësojmë në bujqësi 200 mijë, bashkë me sektorin privat, e vërteta është se janë punësuar 100 mijë gjatë 4 viteve, janë mbi 42 mijë familje që kanë përfituar grante, ne do bëjmë gjithçka që të rrisim punësimin në sektorin e bujqësisë me 25% dhe gjithçka që të rrisim punësimin në turizëm 25% ndonëse parashikojmë rritje minimale të turizmit ne 4 vite të paktën me 40-50%” tha Berisha.Ai ka premtuar se do të bëhet gjithçka të rritet punësimi në biznese, pasi masat që janë  marrë këtë herë janë më të efektshmet e marra.“Por nuk themi se do dyfishojmë punësimin në biznese në 4 vite, ne do rrisim me 30% numrin e të punësuarve të biznese. Në tërësinë e vet, objektivat që ne parashikojmë janë realiste, të realizueshme, natyrisht mundësitë që krijohen nuk mbeten pa shfrytëzuar, nuk japim shifra në erë njëherë 300 mijë e pastaj 250 mijë gra, ne llogaritjet i kemi sipas sektorëve” tha ai.