Kurrikul e re në shkollë për të informuar për abuzimet

Kurrikul e re në shkollë ose orë të veçanta mësimore për të informuar të miturit mbi fenomenet negative si dhunë, abuzim seksual në familje apo në ambjete të shkollës.Psikologët thonë se fëmijët duhet të kenë më shumë informacioni mbi këto raste dhe në anën tjetër më shumë besim për ti raportuar ato tek psikologu i shkollës. Belioza Coku thotë se mjaft ngjarje nuk raportohen sepse nxënësit kanë frikë, dhe nuk di as kujt ti besojnë për këto akte.Ndërsa rintegrimi i fëmijëve të abuzuar, psikologët e shohin gati të pamundur. Gjurmët janë aq të mëdha sa një i mitur e ka të vështirë ti kthehet ëndrrrave të fëmijërisë apo jetës normale.Psikologët thonë se shkollat duhet të luajnë një rol primar se si fëmijët të shmangin të panjohurit, se si fëmijët të largohen nga sjelljet dyshuese të një të personi të familjes apo të një të afërmi.Sipas tyre kjo mund të arrihet vetëm me orë të tëra edukuese apo lëndë të veçanta që tregojnë se çfarë është dhuna fizike, abuzimi e pedofolia, të cilat mungojnë deri më sot.