Tiranë, arrestohet 40-vjeçari, dyshohet për pedofili

Policia e Tiranës ka arrestuar një tjetër të dyshuar për pedofili.Burime nga policia bëjnë me dije se është prangosur 40-vjeçari A.Bajraktari, banues në Qesarakë pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një të miture.Denoncimi është bërë nga prindërit e të miturës dhe menjëherë pas kësaj punonjësit e policisë kanë bërë të mundur edhe arrestimin e 40-vjeçari.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.