Shkatërrohet banda italo-shqiptare, sekuestrohen 1 ton kanabis
Shkatërrohet një organizatë kriminale ndërkombëtare e trafikut të drogës. Operacioni i policisë shqiptare dhe asaj italiane ka rezultuar në arrestimin e 10 personave dhe sekuestrimin e 1 ton kanabis.Operacioni i koduar “Underground” është kryer kryesisht në qytetet e Venecias dhe Vlorës dhe pjesë e tij kanë qenë edhe strukturat e prokurorisë së krimeve të rënda. Mes të arrestuarve është edhe kreu i bandës kriminale, që jeton në Shqipëri.Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona: Alfor Kurupin 25 vjeç, Robert dhe Mariel Harunin 35 dhe 31 vjeç. Ndërkohë në Venecia janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë: Lulzim Haruni, Ilir Ago, Leonard Arapi, Luigj dhe Jeton Makaj, Klaudio Palukaj dhe Dritan Rrotani. Sipas policisë droga sigurohej nga Lazarati dhe më pas transportohej në Itali.Pritet që në orët në vijim policia të japë detaje të tjera për operacionin e gjerë.