Kreu i PS-së Edi Rama prezanton programin në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2013, 19:28
Partia Socialiste premton ndërhyrje radikale për të përmirësuar gjendjen e biznesit të vogël nëse vjen në pushtet në 23 Qershor.Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e deklaroi këtë gjatë një takimi me të vetpunësuar në biznesin e vogël në qytetin e Elbasanit. Kreu i selisë rozë ka ripërsëritur edhe një herë se heqja e taksës do të jetë një lehtësim në këtë kohë krize për biznesin e vogël.Ndërkohë që të vetpunësuarit e vlerësuan pozitivisht nismën e opozitës.Në programin e PS-së parashikohet krijimi i një sërë lehtësirave fiskale me synim rimëkëmbjen e ekonomisë në vend.