Milo për tryezën e partive opozitare: Ndryshimi duhet parë në mënyrën si realizohet

I ftuari në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News” kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka folur në lidhje me diskutimet e ditës së sotme në tryezën e opozitës së bashkuar në selinë rozë.Për këtë takim Milo u shpreh: “ Sot është hedhur një hap i rëndësishëm drejt institutcionalizimit të koalicionit opozitar për zgjedhjet e 23 Qershorit. Sot u paraqit një projektplatforëm për koalicionin i cili do të firmoset pas disa ditësh. Ky dokument kishte në përmbajtjen e tij gjithëçka që ishte propozuar në parim për bashkëpunim elektoral dhe postzgjedhor nga përfaqësuesit e partive politike pjesëmarrëse në këtë koalicion. Të gjithë ranë dakort për domosdoshmërinë e unifikimit të qëndrimeve të të gjitha forcave politike për çfarë ne kemi si opbjektiv qëndror. U përcaktuan disa nivele mbi të cilat do të ndërtohet bashkëpunimi brenda koalicionit dhe në bazë të kontributeve që do të japi çdo parti do të jetë dhe shpërblimi në qeverisje për këto parti. U vendos që minimalisht çdo parti e koalicionit duhet të marrë 500 deri në 1000 vota në rang qarku dhe 5 mijë deri në 10 mijë për qeverisjen qëndrore.”“ Opsioni i kandidimit të disa kryetarëve të partive në listat e Partisë Socialiste nuk u trajtua dhe nuk ishte pjesë e platformës. Mbi bazën e platformës që u miratua do të ketë një fazë tjetër të nënshkrimit të marrëveshjesve midis partive të koalicionit dhe Partisë Socialiste, dhe këto marrëveshje do të jenë marrëveshje të përshkallëzuara dhe të diferencuara, në përputhje me peshën dhe rolin e secilës parti.”“PDS-ja ka bërë disa propozime konkrete të cilat ja kemi adresuar Partisë Socialiste. Mbi bazën e kontributeve dhe vlerave tona ne do të diskutojmë me PS-në për mënyrën më të mirë të bashkëpunimit midis dy partive tona. Platforma që u paraqit është një dokument ndryshe nga herët e tjera, me propozime dhe shifra konkrete. Kjo krijon bindjen se ka një ndryshim, i cili duhet parë se si do të realizohet në marrëveshjet dypalëshe. Problemi kryesor është mbrojtja e votës për të gjiyha ato parti që nuk kanë përfaqësues në komisionet dhe grupet e numërimit. PS-ja në platformë angazhohet që të mbrojë votën e aleatëve të saj. “