Meta në Çorovodë me nismën "Çorovoda, qyteti më i pastër"

Çorovoda do të transformohet në një qendër të rëndësishme turistike pas përfundimit të investimeve në infrastrukturë.Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, si dhe kryetari i Bashkisë së Çorovodës e ka deklaruar këtë në shpalljen e nismës "Çorovoda, qyteti më i pastër". Kreu i LSI-së vlerësoi bukuritë natyrore që ofron ky qytet.Lideri i LSI-së dhe deputeti i Qarkut Berat, Nasip Naço më pas inauguruan  lulishten kryesore të qytetit, pas përfundimit të punimeve.