Shoqëria civile në protestë, kërkon ligje më të ashpra për pedofilët
Qytetarë, shoqata në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, juristë e avokatë, mësues e gazetarë protestuan përpara presidencës në emër të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve duke kërkuar drejtësi për ngjarje të rënda.Rastet në fjalë iu referuar drejtësisë së vonuar për zbardhjen e çështjes "Lamaj", dënimit vetëm me gjobë të Prrenjasit në vitin 2008 duke vijuar me aktin tjetër të rëndë të pedofilit 45 vjeçar i cili ka dhunuar dhe vrarë të mitur. Mentor Kikia, si përfaqësues i shoqërisë civile tha se këto janë shembuj të një sistemi që nuk ka funskionuar siç duhet duke i bërë thirrje KLD-në dhe ministrisë së drejtësisë hetim të plotë të ngjarjeve. Po ashtu edhe juristët kërkuan ashpërsim të ligjit për pedofilët e abuzuesit me fëmijët.Nga rastet e denoncuara, shoqëria civile ka shprehur shqetësimin se të gjitha këto tregojnë se mjaft abuzues jetojnë ende të lirë, dhunojnë gra e fëmijë dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë dënimin e merituar.