Ende asgjë për 11-vjeçarin Julian Çela
Pas njohjes me masën e arrestit në gjykatën e Tiranës Ardian Prrenjasi është dërguar përsëri në Sharrë për të rindërtuar edhe një herë skenën e krimit.Përpara se të nisnin gërmimet grupi hetimor i ka kërkuar monstrës në landfill për të përcaktuar saktë vendin se ku ka hedhur trupin e Julian Çelës.Ndërkohë menjëherë pas kësaj një grup hetimor i përbërë nga 4 ekspertë kanë nisur gërmimet në zonën e përcaktuar si vendi ku Prrenjasi pretendon se ka hedhur trupin e 11-vjeçarit.Ditën e sotme, është angazhaur një fadromë e cila ka filluar gërmimet dhe Ministria e Mbrojtjes ka çuar në Sharrë një vinç për të ndihmuar në gjetjen e trupit të vogëlushit. Por edhe përdorimi i këtyre mjeteve nuk jep siguri nëse trupi do të gjendet, duke patur parasysh kohën që ka kaluar dhe ndryshimin e shpeshte të vendndodhjes që bën Prrenjasi.Mësohet se gjatë ditës së sotme pedofili 45-vjeçar ka ndryshuar vendndodhjen se ku ka hedhur trupin, duke treguar një vend tjetër nga ai që policia piketoi ditën e martë.Ndërkohë që landfilli i Sharrës vazhdon të jetë një nga vendet më të survejuara në Tiranës dukë qënë se forca të shumta policie e ruajnë. Mësohet gjithashtu se policia dhe punonjësit e landfillit do të nisin krehjen e zonës ku monstra i Laprakës thotë se ka hedhur trupin.Por kur kanë kaluar tre ditë ka dëshmia e Ardian Prrenjasit ende nuk ka filluar një aksion masiv për kërkimet për trupin e vogëlushit, ndërkohë që familjarët vazhdojnë qëndrimin e tyre në Sharrë me shpresën se trupi do të gjendet.