Komisioni i ligjeve, diskutim për dekoratat e planifikimin e territorit

Partitë politike nuk mund të propozojnë dhënien e dekoratave apo medaljeve për personalitete të fushave të ndryshme.Megjithëse kjo u kërkua nga opzoita në komisionin e ligjeve, përfaqësuesi i qeverisë në komision ka sqaruar se këto propozime mund të bëhen nga titullarët e institucioneve dhe  nga pushteti vendor për zonën që mbulon.Po ashtu opozita ka vlerësuar propizmin për ndryshime në ligjin për planfikimin territorial.Deputeti  socialist Bashkim Fino tha se ligji që u miratua në 2009 nga kjo mazhorancë ishte i padrejtë duke bërë që qeveria të vijë në propozimin që opozita bëri në atë kohë ku i jepet e drejta pushtetit vendor për të vepruar për lejet e ndërtimit.Po ashtu komisioni i ligjeve kaloi në parim ligjin për të huajt.