Starton java e kulturës arabe në Shqipëri, nis nga Tirana

Ka startuar maratona e javës saudite në Shqipëri gjatë së cilës do të prezantohet në vendin tonë trashëgimia dhe vlerat me të mira kulturore të Arabisë Saudite.Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar   ka  hapur siparin e aktiviteteve ku kanë qenë të pranishëm e zv.Ministri i Arabisë Saudite dhe ministri i Kultuës Aldo Bumçi i cili dhe edhe lajmin e mirë ku se së shpejti pritet të mundësohen edhe ditët e kulturës shqiptare në këtë vend mik.Kënget dhe vallet arabe kanë qenë një tjetëremocion për publikun. Veshjet tradicionale dhe pjesët e zgjedhura enkas për publikun shqiptar  e bënë edhe më të veçantë këtë koncert.Mikëpritja dhe tradita speciale e gatimit arab është shpalosur në një darkë të veçantë ku kanë qenë të pranishëm personalitete të larta të kulturës dhe politikës, duke dëshmuar edhe një herë harmoninë dhe  marrëdhëniet e shkëlqyera të dy kulturave, shqiptare dhe asaj Arabe.Java Arabe do të vijojë të përcjellë traditat dhe vlerat më të mira artistike dhe kulturore edhe në qytetin e Durrësit, Krujës dhe Lezhës deri më datën 24 mars.