Libri i piktores Papadhimitri, 80 vepra të dokumentuara së shpejti në GKA

Në 100 vjetorin e lindjes, fëmijët e piktores Sofia Papadhimitri kanë vendosur që rreth 80 vepra të saj ti dokuemtojne në një libër, i cili permbledh një krijimtari të nisur që prej 1936 deri në vitin 1976.Piktorja, Sofia Papadhimitri, dallohet kryesisht për pasqyrimin me vërtetësi të portreteve të njerëzve të thjeshtë, peisazheve të bregdetit Jon si dhe qyteteve Muze, të gjitha këto të pasqyruara në libër.Por një arsye përse lexuesi duhet të zoteroje këtë libër e jep djali i saj:“Libri është një vizion i plotë i piktores, i mamasë sonë, plus edhe i origjinës së një familje, është punuar prej shumë vitesh”.Sofia Papadhimitri është ndër të parat piktore femra të cilat kanë kontribuar në historinë e arteve pamore shqiptare të shekullit të XX.Pasi kreu shkollën e mesme në Korçë, studimet e larta i përfundoi në 1941 në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë.Pas publikimit të pikturave në libër në 6 korrik ato do të ekspozohen edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve.