Sezoni artistik veror, "freskohet" edhe Teatri Eksperimental
Temperaturat e larta kanë zaptuar jo vetëm zonat bregdetare, por edhe kryeqytetin… Por, Kiço Londo, Drejtori i Teatrit Eksperimental, ka menduar që këtë verë, artistët t’i freskojë, pas ose para provave të shfaqjeve, në pishinën e hapur në ambientet jashtë teatrit.Një ide kjo, që është përshëndetur nga vetë aktorët.Neritan Liçaj: “Është e mrekullueshme, sepse në fund të fundit, jemi vetë ne, gjithë personeli i Teatrit Kombëtar... Të bëjmë pak plazh vetë, të sjellim edhe fëmijët edhe familjet”.Megjithatë, kjo pishinë dhe ambientet rreth saj do të shfrytëzohen edhe për evenimente të tjera të teatrit… Kështu, gjatë sezonit veror ajo do të shndërrohet në një skenë të hapur, ku do të interpretohen pjesë të ndryshme teatrale, që janë të hapura për publikun.Neritan Liçaj: “Është hedhur struktura e një skene të vogël, ku gjatë verës do të jepen shfaqje të vogla, fragmente, muzikë xhaz, muzike klasike. Do të jetë, le të themi, e hapur për publikun që të shikojë evente të ndryshme muzikore, teatrale, skenike… Le të themi që për publikun do të jenë të hapura dhe falas, që ofrojnë muzikë apo një fragment artistik”.Punimet për ndërtimin e skenës, tashmë kanë nisur dhe priten të përfundojnë brenda pak ditësh.