Libri i ri nga Nexhat Merxhushi për genocidin grek

"Spastrimi etnik në Çamëri", quhet botimi i shkrimtarit Nexhat Merxhushi, i cili përcjell detaje historike mbi genocidin grek ndaj popullsisë çame, nga pozicioni i dëshmitarit. Atëherë ishte vetëm 9 vjeç."Me dokumente, del që ne u përzumë jo se bashkëpun uam me okupatorin, që ata e nxjerrin përpara ata, por sepse ishim myslimanë dhe ishim shqiptarë", ka thene autori.Autori hedh dritë mbi një nga ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe thotë se është koha të vërtetohet se ishin vetë grekët, bashkëpunëtorë të pushtuesve nazistë.Autori: "Evropa, bota e di këtë punë por unë çuditem se pse hesht, të hapen dosjet edhe të dalë e vërteta, se nuk mund të quhemi më të akuzuar ne".Edhe kapitujt e librit “Spastrimi etnik në Çamëri”, janeë thirrje të qarta për hapjen e këtyre dosjeve.