Gjuha e dashurisë na bën njësoj, Ermonela Jaho takon fëmijët e "Betania"
Humanizmi na bën njerëz. Me këtë moto sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho ka vizituar qendren "Betania" të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Arameras të Krujës.Sopranoja ftoi të gjithë që brenda mundësive të kontribuojnë për mirëqënien e këtyre fëmijëve që vijnë nga familje me probleme të mëdha sociale.“E kam parë veten shumë të vogël, përpara tyre. Kjo qendër ka bërë që të gjithë këta fëmijë të na japin një mësim. Aty ku është vullneti qëniet humane bëjnë mrekulli.Për Im zot Xhorxh Frendon, një prej drejtuesve të qendrës bamirëse është gjuha e dashurisë që bashkon njerëzit, pa asnjë dallim.Në qendrën "Betania" strehohen 31 fëmijë me aftësi të kufizuara. Shumë prej të vegjëlve, ndonëse kishin lindur të verbër, surprizuan të pranishmit me interpretimet e tyre muzikore.
/Oranews.tv/